Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ukraina është vend të cilin shumëkush e njeh për shkak të "Revolucionit të portokalltë" dhe vajzave shtatlarta. Pikërisht për nder të vajzave, ushtria ukrainase, viteve të fundit në dhjetor tradicionalisht organizon përzgjedhjen e vajzës më të bukur në ushtri. Rrethi i parë eliminues tashmë është kryer dhe veçmë duhen vajzat finaliste. Kandidatet e paraqitura, përveç sfilatës së tyre me "bikini", garuan edhe në shumë disiplina tjera ushtarake mes të cilave ato me gjuajtje me pushka dhe pistoleta, manipulim me raketahedhës, vozitje me automjete të blinduara ushtarake dhe të ngjashme.

"Deri tani gjuajta me kallashnikov dhe me pistoletë. Me pistoletë kalova më mirë. Por, si do kaloj, do shohim pasi të mblidhen të gjitha rezultatet", tha Olena Kolçak, finaliste.

"Vozitja e UAZ-it ishte zbavitëse, por nuk është edhe aq e lehtë. Për t'i kaluar testet, e kisha patjetër të marr instruktor", u shpreh Olga Pesarova, finaliste.

"Vozitja e tankut është vërtetë përjetim adrenaline. Duhej të ishim shumë të kujdesshëm sepse terreni ishte me shumë kodrina që duheshin të kalohen me shumë kujdes", tha Tatjana Kliçko, finaliste.

Rezultatet përfundimtare priten të shpallen deri në fund të javës pasi juria t'i grumbullojë pikët që vajzat i kanë fituar në gjitha disiplinat ushtarake. Pastaj atyre do u shtohen edhe pikët nga bukuria e trupit. Përndryshe, në ushtrinë e Ukrainës shërbejnë më shumë se 18 mijë gra. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended