Drejtoresha e SHQIPTARJA.com gazetarja më e mirë e vitit 2012

  • 9 years ago
TIRANE - Drejtoresha e gazetës SHQIPTARJA.com, Anila Basha është vlerësuar ditën e sotme me çmimin si gazetarja më e mirë e vitit 2012 nga Unioni i Gazetarëve.
Në ceremoninë e dorëzimit të çmimit, kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Anila Bashës në gazetarinë shqiptare. Raportimi nga terreni i vështirë i luftës në Afganistan ka qenë një ndër momentet që është vlerësuar nga Unioni i Gazetarëve.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended