Opozita: Nuk lejojmë miratimin me forcë të buxhetit

  • 9 years ago
Opozita nuk do të lejojë që pushteti me forcë të miratojë buxhetin për vitin 2013 dhe u kërcënua se do të bëjë 24 orë kujdestari para sallave të Kuvendit. Opozita kërkon që Qeveria të heqë dorë nga miratimi me forcë i buxhetit dhe nga skenari për grusht shtet partiak politik, sepse në këtë mënyrë do ta shkelë demokracinë dhe mbarë vendin.

"Kjo nuk mund të kalojë. Ne kemi detyrim ndaj qytetarëve që ta pengojmë këtë grusht shtet partiak, policor dhe zhdukjen e Maqedonisë. Prej sot pasdite, në mbrëmje, nesër, aq sa të ketë nevojë ne nga ky Kuvend nuk do të dalim jashtë dhe do të jemi para sallës 1 aq sa duhet, për ti penguar në këtë grusht shtet partiak politik dhe ta ftojmë ekzekutuesin Trajko Velanovski të heq dorë nga ky skenar", deklaroi Igor Ivanovski, LSDM.

Situata kulmoi këtë mëngjes, pasi opozita hasi në dyer të mbyllura në sallat e Kuvendit dhe nuk mund ta mbanin mbledhjen e Komisionit të Financave dhe Buxhetit, për të cilën pohojnë se ishte planifikuar për orën 12 në mesditë. Megjithatë, shërbimet në Parlament, nuk lejuan hyrjen në sallat e Parlamentit, as gazetarët, për shkak se është ditë jo pune, kurse ata nuk kishin informacion se do të ketë mbledhje të komisionit. Në kuvend nuk kishte deputetë nga shumica në pushtet. Kryeministri Gruevski, megjithatë sot kërkoi përsëri që buxheti të miratohet dhe se e gjithë kjo ishte për shkak të hakmarrjes së Branko Cërvenkovskit. Në pajtim me procedurat për buxhetin nesër është dita e fundit kur buxheti duhet të gjenden në seancën plenare. Qeveria pasdite ka caktuar seancë për të rishikuar buxhetin, por nëse e dërgon buxhetin e ndryshuar në kuvend, nga opozita thonë se ai do të jetë antikushtetues dhe në kundërshtim me ligjet. Natasha Stojanovska

Recommended