Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kandidatët veç më të promovuar për zgjedhjet lokale të marsit kanë filluar me prezantimin e prioriteteve të tyre. Andrej Zhernovski, kandidat për komunën Qendër nga koalicioni për ardhmëri, sot u paraqit në Kala të Shkupit duke e cilësuara atë si një nga objektet më të rëndësishme të kryeqytetit. Sipas tij ky objekt nuk duhet të jetë objekt ndarje por përkundrazi simbol i bashkimit të qytetarëve të Shkupit ashtu siç ka qenë dikur.

"Për ne Kalaja është me rëndësi pasi ne nuk dëshirojmë që Shkupi të ndahet në pjesën e majtë dhe të djathtë, për ne lumi Vardar nuk është lum që e ndan Shkupin por lum që e lidhë Shkupin. Ne nuk dëshirojmë festimin e Aleksandërit të Madh në njërën anë dhe në anën tjetër festimin Skënderbeut , në njërën anë festim të flamurit maqedonas ndërsa në anën tjetër festë për flamurin shqiptar Ne dëshirojmë dhe e shohim Shkupin, Kalanë si vend ku të gjithë jetojmë dhe i gëzohemi bukurive të këtij objekti të bukur", deklaroi Andrej Zhernovski, PLD.

Hapja e Kalasë së Shkupit do të jetë një nga prioritetet në programin zgjedhor të Zhernovskit në zgjedhjet lokale të marsit.

"Dëshiroj të porosi në emër të të gjithëve se prioritet i ynë do të jetë hapja e Kalasë. Ta hapi këtë derë ose në përkthim tua kthejmë Kalanë shkupjanëve pasi ata e meritojnë atë dhe kjo sërish do të jetë vend ku do të mblidhemi, ku jeta ndëretnike do të festohet dhe nuk do të jetë temë që na ndan", u shpreh Andrej Zhernovski, PLD.

Ka reaguar VMRO-DPMNE-ja, duke përkujtuar se pikërisht Kalaja e Shkupit është lënë pas-dore në kohën kur Andrej Zhernovski ishte në pushtet.

"Po tentojmë të kujtohemi se vallë ka diçka që Andrej Zhernovski, gjatë karrierës së tij 15 vjeçare ka bërë për Shkupin, madje sikur të jetë ajo edhe një tillë. Diçka të tillë nuk ka...", thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së.
Mbyllja e Kalasë së Shkupit zgjat tash më dy vite pas ngjarjes për ndërtimin e Kishës në Kala e cila u pengua nga shumë qytetar dhe zyrtarë të BDI-së. Gjyltene Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended