Tetovë, qyteti pa stolisje për Vitin e Ri

  • 9 years ago
Për dallim prej qyteteve tjera, madje edhe prej disa fshatrave, të cilët ka kohë që kanë zbukuruar rrugët dhe pemët për festat e fund-vitit, qyteti i Tetovës ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për zbukurimin e qytetit. Nga Ndërmarrja Publike e Komunës së Tetovës, nuk është vendosur as edhe një dritë e vetme zbukuruese. Nga komuna nuk japin sqarime, thonë se nesër do të prononcohen.

"Edhe pse një pjesë e qytetarëve shprehen se nuk e dinë se ku është faji, megjithatë kërkojnë nga komuna që ajo të fillojë ta zbukurojë qytetin. Megjithatë, të komunës ende nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret. Pritet nesër të mbahet press-konferenca paralajmëruese se si do veprojnë me zbukurimin e qytetit dhe organizimin e festës së fund-vitit".

"Duhet normal ama aq e kanë kapacitetin. Duhet si tjerat vende edhe këtu".

"Po duhet të zbukurohet, sa është data sot veçmë duhet".

"Duhet të zbukurohet qyteti, Viti i Ri është, nuk vjen çdo ditë festa, duhet të zbukurohet më".

"Po duhet të zbukurohet ama nuk jam unë ai që duhet ta di. Duam por se di çka punohet çka bëjnë".

Deri më tani, zbukurim i vetëm i qendrës së Tetovës janë shitësit ambulant. Por edhe tek ata ende mungon fryma e vërtetë festive, sepse këtë vit, edhe ata nuk kanë ardhur në numër të madh siç ishin vitet e kaluara. Bashkim Sulejmani

Recommended