Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Vazhdon koordinimi i partive politike tek krye-parlamentari Trajko Veljanovski. Prej më shumë se dy orë, deputetët vazhdojnë të jenë në një takim me kreun e Kuvendit, për arritjen e një zgjidhjeje të ngërçit politik. Duke pasur parasysh se lufta rreth buxhetit mes pushtetit dhe opozitës, nga dita në ditë bëhet gjithnjë e më serioze, shanset që koordinimi të përfundojë me një marrëveshje të përbashkët, janë thuajse zero.
Deri tani, opozita nuk është zmbrapsur nga vijat e kuqe. Ajo këmbëngul që qeveria t'i japë fund praktikës së marrjes së borxheve dhe, duhet të shkurtojë 204 milion euro, shumë kjo që Cërvenkovski e nxori një javë më parë, nga shkurtimi i disa projekteve shterpë nga qeveria. Por, pushteti nga ana tjetër, nuk lëshon pe' nga propozimi i fundit, duke i pranuar vetëm 44 amendamente nga gjithsej 1200. Me këto amendamente synohet shkurtimi i 3,1 milion euro. Po ashtu, është lejuar propozimi që shteti të marr hua nga Banka Botërore dhe opozita të ketë shans për mbikëqyrjen e xhirollogarisë, për të evituar kështu dyshimet për keqpërdorimin e parave për zgjedhje, por vetëm për shlyerjen e borxheve.
Megjithë këtë qëndrim, prapë deputetët e opozitës dhe ata të pushtetit nuk mund të gjejnë gjuhën të përbashkët. Sot ministri i financave Zoran Stavrevski porositi se buxheti për vitin 2013, doemos do të miratohet deri në fund të vitit, por nuk dha sqarime se si do të arrihet një gjë e tillë. Komisionet vazhdojnë të mbeten të bllokuara me amendamente. Ndërkohë, paralelisht mbahet seanca e komisionit për financa dhe buxhet, në të cilën vazhdon diskutimi për amendamentet rreth projekt buxhetit për vitin 2013. Natasha Stojanovska

Category

📺
TV
Comments

Recommended