Situatë e tensionuar në Kuvendin e RM-së

  • 9 years ago
Situatë e tensionuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. LSDM-ja opozitare ka bllokuar punën e komisionit Juridiko-ligjvënës.
"Kjo që po ndodhë definitivishtë i ka kaluar të gjithë kufijtë, edhe të Kushtetutës edhe të ligjeve edhe të Rregullores por edhe të mendjes së shëndoshë. Për këtë arsye do të na shihni në këtë sallë në këtë mënyrë siç filluam. Nuk do i lejojmë Komisionit Juridiko-Ligjvënës ta shkel ligjin, Kushtetutën dhe Rregulloren apo thënë shkurt nuk i lejojmë që të mundësoj huamarrje të serishme. Do të vazhdojmë të punojmë edhe në komisionin për financim dhe buxhet që ti bindim të tërhiqen nga ky skenarë grek në regji të Nikolla Gruesvkit", dekalroi Igor Ivanovski nga LSDM-ja. Ndërkohë lideri i PRSD-së Tito Petkovski ka kërkuar takim liderësh si mekanizëm i vetëm për zhbllokimin e situatës së krijuar me projekt buxhetin e vitit 2013. Ditë më parë me kërkesën për takim liderësh doli edhe RDK-ja e Osmanit. Alsat-M

Recommended