Incidentet ndëretnike nxiten nga politika?!

  • 9 years ago
Në kohë të krizës ekonomike dhe politike dhe në pamundësi për të zgjidhur çështjen e emrit e cila mban peng integrimet euro-atlantike të vendit, Qeveria instrumentalizon marrëdhëniet ndëretnike që ta shpërqendrojë opinionin publik. Deputetja e LSDM-së Marinella Tuesheva madje vlerëson se incidentet ndëretnike përfshirë rrahjet në shkolla rriten dukshëm në periudhat parazgjedhore.

"Një studim i OSBE-së për ndikimin e arsimit në marrëdhëniet ndëretnike tregon se përshtypja e prindërve është se marrëdhëniet ndëretnike bëhen më të ndjeshme, nxënësit bëhen më agresiv ndaj atyre që janë të ndryshëm nga to nga bashkësitë e ndryshme etnike në periudhën parazgjedhore. Kjo na jep të drejtë të konkludojmë se ekziston ndikim i madh politik mes nxënësve të shkollave të mesme", tha Marinella Tusheva, deputete e LSDM-së.

Sipas Profesorit Petar Atanasov, integrimi i fëmijëve duhet të fillojë prej në shtëpi prej ku shpesh infektohen me paragjykimet ndaj bashkësive të tjera etnike. Ndërkaq shteti në vend të nacionalizmit duhet të krijojë kushte për bashkimin e tyre.

"Përse fëmijët tonë të kenë paragjykime? Pasi ne kemi paragjykime. Fëmijët tanë paragjykimet i mësojnë në shtëpitë e tona nga ne. 15:58 Çfarë kemi sot në shoqërinë tonë? Kemi shumë nacionalizëm dhe pak demokraci. Garnitura qeverisëse veçanërisht partia më e madhe në pushtet na jep demokracinë në lugë të supës në doza të vogla që mos të na bëjë keq, por na jep nacionalizëm në doza të mëdha", tha Petar Atanasov, Profesor.

Ndërsa për studiuesin Harrold Shenker arsimi është pasqyra e shoqërisë ku jetojmë ndërsa autoritet shtetërore nuk kanë vullnet politik dhe kreativ për t'i qasur këtij problemi.

"Realizimi i të drejtave të pakicave është gjë e rëndësishme por duket që nuk arrin ta shmang orientimin paralel që çon në ndarjen etnike në arsim. 30:47 Arsimi nuk mund të jetë diçka tjetër pos pasqyrim i gjendjen së shoqërisë ku gjendet. Përderisa sistemi i vlerave në shoqëri është kështu është vështirë që arsimi të jetë ndryshe", tha Haralld Shenker, studiues,

"Edhe pse aspiratat e vendit për anësim në BE dhe NATO janë të përbashkëta për gjithë qytetarët e shtetit parashtrohet pyetja rreth përgatitjes tonë që ne në Maqedoni të integrohemi mes veti, sepse nxënësit jetojnë në një shtet por mësojnë në shkolla të ndara. Pra dëshirojmë të integrimi në familjen e BE-së e cila ka vlerë të multikularizmit ndërsa ne vet nuk integrohemi këtu", u shpreh Bashkim Bakiu, Instituti për hulumtime politike.

Pjesëmarrësit në konferencë mbi ndikimin e arsimit në marrëdhëniet ndëretnike, sugjeruan që shteti të krijojë një strategji për integrimin e nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike që në moshë më të re në vend që t'i ndajë ato. Përgjigje institucionale ndaj këtyre problemeve duke filluar nga dënimi i incidenteve, por edhe puna me prindërit dhe shkollat. Semra Jakupi

Recommended