Çairi kursen 60 për qind nga ndriçimi publik

  • 9 years ago
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini dhe Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti promovuan sistemin e modernizuar të ndriçimit publik, gjegjësisht zëvendësimin e ndriçimit ekzistues me ndriçim me efikasitet energjetik. Ministri Saraçini tha se mjetet e kursyera nga energjia elektrike në masën prej 60 për qind do të përdoren për investime të reja në Komunën e Çairit.

"Po që se në të kaluarën kapaciteti i tërësishëm i fuqisë të energjisë elektrike ka qenë 250 kilovat në Komunën e Çairit, me instalimin e ri të këtij sistemi ndriçues i njëjti do të jetë diku rreth 100 kilovat. Në përkthim, do të thotë se po që se në të kaluarën janë harxhuar diku rreth 1000 megavat orë energji elektrike për ndriçimin publik tani do të harxhohen diku rreth 400 megavat orë energji elektrike. Është e qartë se kursimi është diku rreth 60 %", tha Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.

Kryetari i komunës Izet Mexhiti tha se janë vendosur mbi 2 mijë poçe të reja elektrike ndërsa janë përfshirë vetëm rrugët që janë nën kompetencë të Komunës.

"Edhe pse është investim afër 1 milionë euro, për ndriçimin në komunën e Çairit nuk është harxhuar as një denarë nga qytetarët e Çairit, nuk është harxhuar as një denarë nga buxheti i Komunës së Çairit por të gjithë investimin e bën partneri privat I cili ndriçimin e ka marrë në koncesion diku për 14 vitet e ardhshme ndërsa investimi veç më është i kryer", u shpreh
Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit.

Me këtë rast u lëshua në përdorim edhe Qendra telefonike për ankesa ku qytetarët e Komunës së Çairit përmes numrave të telefonit 2603-035 dhe 071 273 092 do të mund ti paraqesin defektet sa i takon ndriçimit rrugor. Projekti u realizua duke përdorur modelin e partneritet publiko privat, në këtë rast Komuna e Çairit në bashkëpunim me partnerin privat KMG Kvazar. Melihate Rustemi

Recommended