Rumani, hoteli i akullt hapi dyert për turistët

  • 9 years ago
Në hotelin e akullt, të ndërtuar në qendrën rumune të skiimit në malin Faragas edhe këtë vit kërkohet një vend më tepër. Bëhet fjalë për hotelin e vetëm në Evropën Juglindore që është i ndërtuar tërësisht prej akulli. Gjendet në lartësinë mbidetare prej 2000 metrave, kurse në të mund të arrihet vetëm me teleferik. Përveç mirëseardhjes së ngrohtë, atje vizitorët mund të marrin gjithçka që ofrohet edhe në hotele luksoze.

"Edhe pse në shikim të parë atmosfera është e ftohtë, njerëzit këtu janë shumë të ngrohtë dhe mikpritës. Çdo gjë është e mrekullueshme", tha Junzan, turist.

Krevatet e akullt janë të mbuluar me material të butë izolues, kurse në vend të batanijeve, mysafirët mbulohen me lëkura natyrore të kafshëve. Vizitorët mund të kënaqen në SPA qendrën e veçantë, e cila mbushet me ujëra termale natyrore që burojnë në këtë rajon. Hoteli tradicionalisht ndërtohet çdo vit në dhjetor, kurse është i hapur deri në gjysmën e parë të majit. Objekti turistik ka një kapacitet për 50 mysafirë, kurse një bujtje kushton rreth 70 euro. Petar Bllazhevski

Recommended