Dhjetëra garues me saja për tërheqje nga qentë gjatë fundjavës u tubuan në qendrën dimërore gjermane Dobell për të marrë pjesë në garën tradicionale me saja. Manifestimi u mbajt për të gjashtën herë, ndërsa shtegu nëpër pyjet ishte i gjatë 25 kilometra. Ndonëse para fillimit të garës kushtet ishin ideale, ngritja e temperaturave ditore u shkaktoi probleme organizatorëve.
"Deri javën e kaluar kushtet në terren ishin ideale. Dy tri ditët e fundit bora filloi të shkrihet dhe në disa vende të caktuara u paraqit baltë. Megjithatë, në pjesën e shtegut që përshkon pyllin kushtet janë të mira", tha Andreas Kraft, organizator.
Në fund u vërtetua se shtegu nuk ka qenë në gjendje aq të keqe dhe manifestimi u mbyll me sukses. Më i shpejtë në kushtet e këtilla delikate ishte gjermani, Jerg Kirhov.
"Për këtë ushtrova një kohë të gjatë. Pranoj se kushtet e ndryshueshme në shtegun pak ma vështirësonin garën, por në fund gjithçka përfundoi mirë", tha Jerg Kirhov, garues.
Gara më e njohur e këtij lloji është ajo ndërkombëtare, Jukon 1.000", e cila mbahet në muajin shkurt. Llogaritet si më e vështira meqë kushtet kohore janë jashtëzakonisht të vështira. Temperaturat bien edhe deri në -50, ndërsa frynë edhe erë e fuqishme. Shtegu është i gjatë rreth 1.600 kilometra, distancë të cilën garuesit e kalojnë për së paku 10 ditë. Petar Bllazhevski