Nacionalizmi, BE si SHBA: Shqipëria kujdes me fqinjët

  • 9 years ago
TIRANE- Jo ndryshimit të kufijve në Ballkan. Pas mesazhit të SHBA-së të përcjellë nga ambasadori Alekandër Arvizu, vjen dhe mesazhi i Bashkimit Europian, aty ku duam të anëtarësohemi.

"Më lejoni të them se jam plotësisht dakord me vërejtjet e kolegut tim amerikan, dhe çka nuk është vetëm pizicioni im por i tërë BE-së. Nuk do të donimim të shikonim ndryshim kufijsh."- tha sot ambasadori Sequi duke iu përgjigjur gazetarëve. Madje ai lexoi dhe konkluzionet e Parlamentit Europian ku kërkohet të bëhet kujdes me deklaratat nacionaliste dhe të përmbahen veprimeve që mund të shkaktojnë tensione rajonale. "Nuk është opinioni im personal por i 27 vendeve i BE"- tha Sequi.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended