SHBA, identifikohen viktimat e masakrës, fëmijët të gjithë 6-7 vjeç

  • 9 years ago
SHBA - Amerika është ende e tronditur pas masakrës së 14 dhjetorit në shkollën fillore "Sandy Hook", ku një 20-vjeçar pasi vrau mamanë e tij në shtëpi, vrau më 12 vajza, 8 djem dhe 6 gra të rritura në një shkollë fillore në shtetin e Konektikatit, 80 km në verilindje të New Yorkut. Pasi kreu masakrën Adam Lanza vrau veten.

Ende mbetet e paqartë se çfarë e shtyu Adam Lanzën të vidhte armën e të ëmës dhe të vriste atë dhe më pas nxënës, mësues, psikologen dhe vetë drejtoreshën e shkollës fillore "Sandy Hook" përpara se të vriste veten.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended