Mjekët vazhdojnë grevën edhe përkundër temperaturave të ulëta

  • 9 years ago
Greva e mjekëve ka hyrë në muajin e dytë. Mjekët shprehen se edhe përkundër temperaturave të ulëta, nuk do të ndërpresin grevën dhe do të mbeten konsekuentë në kërkesat e tyre për ndryshimin e modelit të pagesës sipas rezultateve në punë dhe për rritjen e pagave. Këto janë vërejtjet për pagesën e pagave për Qendrën Klinike për muajin e kaluar.

"Deri tani kemi shumë vërejtje, përkatësisht shumë kundërvajtje dhe shumë baza për padi penale. Mendojmë se ushtrohet presion ndaj drejtorëve që të veprojnë sikurse që nuk duhet, por fatkeqësisht, ato janë para që drejtorët i kanë fituar, që me siguri se do ti kërkojmë përmes procedurës gjyqësore", tha Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.
Mjekët paralajmëruan se javën e ardhshme do të dorëzojnë propozim me shkrim për kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë për ndryshime thelbësore në projektin për pagesën sipas rezultateve në punë, që sipas tyre, do të mundësojnë një shërbim më të mirë shëndetësor. Greva e përgjithshme e mjekëve filloi 14 nëntor. Revoltën e tyre mjekët e shprehën para institucioneve ku ata punojnë, Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa javën e kaluar protestuan edhe para Qeverisë. Në takimin që mjekët realizuan me kryeministrin Gruevski, ky i fundit u pajtua që të bëhen ndryshime në modelin e pagesës sipas rezultateve në punë, kurse për pagat, nga ekzekutivi thanë se do të negociojnë me Sindikatën e degës, prej ku ende nuk ka asnjë informacion rreth marrëveshjes. Bojana Simonoviq

Recommended