17-vjeçari sirian rrezikon jetën të shpëtojë një grua .mpg

  • 9 years ago
Kamera e kryengritësve ka regjistruar shembullin e guximit të jashtëzakonshëm dhe fisnik të një 17-vjeçari, i cili rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një grua të panjohur nga të shtënat e snajperit në qytetin sirian Aleppo. Gruaja ecte rrugës me djalin, kur sulmuesit e qëllojnë dhe e plagosin. Kryengritësi i ri ka vënë re gruan e plagosur dhe vendosi të shkoj tek ajo e ta shpinte në vend të sigurt. Për CNN ai ka thënë se kishte një ndjenjë se ajo ishte gjallë, ndaj donte ta ndihmonte e ta dërgonte në spital.

"I thash vetes nëse vdes,është vullneti i Zotit, të vdes me këtë grua", tha i riu.

Pasi 17-vjeçari Abdullah u zvarrit drejt saj, shpërthyen të shtënat. Ai e lidhi me një litar gruan e plagosur dhe e dërgoi në vend të sigurt, por nuk ia doli ta shpëtonte. Ajo vdiq pasi arriti ndihma e shpejtë.

Recommended