Kinezja, dy gjuhë të ndryshme me secilën dorë

  • 9 years ago
Kinezja e re Çen Sijuan, mund të krenohet për një talent vërtet të pazakontë. Ajo mund të shkruajë me të dyja duart në të njëjtën kohë, në dy gjuhë të ndryshme. Gjithsesi pjerrtësia e shkrimit mund të jetë e ndryshme. 24 vjeçarja Çen thotë se aftësinë nuk e ka trashëguar nga prindërit, apo të jetë trajnuar për një gjë të tillë.


"Kur dikush kërkon të dijë më shumë për këtë, mendon se është gënjeshtër dhe më vënë në pozitë të vështirë"., u shpreh Çen Sijuan.

Çen e zbuloi talentin e saj për herë të parë, kur në shkollë u jepnin detyra shtëpie për një kohë të shkurtër, të cilat duhet t'i kryente si në anglisht ashtu edhe kinezisht. Ajo provoi dhe konstatoi që mund të shkruante paralelisht me të dyja duart.

"Anglishtja është shkrim alfabetik, kurse kinezishtja është piktografik. Kur shkruhet në të njëjtën kohë në të dy gjuhët, duhet që edhe të mendohet njëkohësisht, për dy gjëra në të njëjtën kohë", tha Çen Sijuan.

Perfeksionimi i saj shkoi deri atje sa ajo të aftësohej në të dy gjuhët të shkruante edhe poezi. Kjo vajzë e talentuar, pak kohë më parë u diplomua në anglisht dhe tashmë mendon si të bërë në jetë talentin e saj. Petar Bllazhevski

Recommended