Në mbledhje e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të PS-së Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij për një "puç" apo "komplot" që sipas tij është bërë 5 ditë më parë. Berisha përmend darkën e një ditëlindje, që është organizuar në restorant "Rozafa" dhe mendohet se ka qenë ditëlindja e Preç Zogajt, duke e quajtur si "darka e gabuar". Kreu i PD-së nuk kursen as detaje të darkës, duke përmendur dhe treguar biseda që janë zhvilluar atë natë, edhe pse vetë Kryeministri nuk ka qenë i ftuar dhe pjesëmarrës në darkë.