Me rastin e festës tradicionale Stolenfest që kremtohet në qytetin gjerman Drezden, pastiçerët lokalë përpunuan një ekzemplar të madh të kekut karakteristik të Krishtlindje, "Stolen". Është i gjatë rreth 3,5 metra, ndërsa i lartë thuajse një metër. Sipas informacioneve të medieve lokale, kjo njëherësh është keku më i madh i Krishtlindjeve në botë. Tradita për përgatitjen e kekut është e vjetër disa vjet, ndërsa pastiçerët më të moshuar ende takohen në ditën kur ka filluar gjithçka.
"Kur për herë të parë filluam me përpunimin e kekut fare nuk mendojmë se e gjithë kjo do të shndërrohet në traditë të madhe. Megjithatë, sot shikoj se keku është pjesë e pandarë e kësaj ngjarjeje të Krishtlindjeve në Drezden", deklaroi Henri Miler, pastiçeri.
Sivjet "Stolen fest" u shënua për të 19 herë. Copët e kekut shiten në Tregun e madh të Krishtlindjes, ndërsa mjetet e arkëtuara do t'u ndahen familjeve të fëmijëve të sëmurë nga kanceri. Ndryshe, historia e festivalit daton nga fillimi i shekullit 18, ndërsa për herë të parë e ka organizuar mbreti Fridrih August i Pari në vitin 1730. Petar Bllazhevski
Comments