Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Vetëm një ditë para Samitit të ministrave të jashtëm të BE-së, ku pritet të merret vendimi për dhënien apo jo të datës së negociatave për Maqedoninë, zv/kryeministrja për çështjeve evropiane Teuta Arifi ruan optimizmin e matur. Arifi duke mos i vënë në peshore opsionet e mundshme për vendin tha se pozitive do të ishte alternativa për dhënien e datës së kushtëzuar me një afat për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndryshe i njohur si modeli i Malit të Zi. Madje qëndrim të njëjtë ndajnë edhe kreu i lartë shtetërorë përfshirë kryeministrin.
"Kam optimizëm të përmbajtur se BE-ja do të arrijë të gjejë një formulim korrekt dhe kreativ, i cili do të mundësonte të vazhdojmë me procesin i cili tani më ka filluar, pra që do të ishte në drejtim të përgatitjes së negociatave të aderimit. Mënyra se si do ta shpreh këtë BE i takon atij, por dua të besoj se përfundimisht do të japin një formulim që do të na mbajë aktiv në këtë proces", u shpreh zv/kryeministrja Teuta Arifi, në një takim me gazetarët.
Por edhe një ditë para samitit të BE-së mësohet se përpjekjet për t'i bindur shtetet që akoma janë skeptike rreth këtij opsioni zhvillohen me mjaft vështirësi. Ndërsa ndër shtetet që janë skeptike për datën e kushtëzuar përveç Greqisë bëjnë pjesë edhe Bullgaria, Spanja e Portugalia. Ministrat e Jashtëm të BE-së sonte do të diskutojnë joformalisht kurse nesër pritet t'i hartojnë konkluzionet rreth draft versionit të Maqedonisë i cili përflitet në opinion. Bëhet fjalë për mundësinë që Maqedonisë t'i mundësohet fillimi i negociatave aderuese në qershor të vitit të ardhshëm, por deri atëherë duke ndjekur ecurinë e reformave dhe politikës së fqinjësisë së mirë. Ndërkaq afati për zgjidhjen e çështjes së emrit ndonëse jo në mënyrë të prerë do të parashikohej të zgjidhet në fazën e hershme. Megjithatë se cilido opsion nuk do mund të kalonte pa mbështetjen e 27 anëtareve, dy ditë më parë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Dimitris Delavekuras, duke afirmuar qëndrimin se data e negociatave mund të përcaktohet me kushtin paraprak për respektimin e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore gjë që nënkupton zgjidhjen e çështjes së emrit.
Nëse Ministrat e Jashtëm e BE-së nesër nuk arrijnë t'i dakordojnë qëndrimet e tyre atëherë barra për këtë do t'iu bjerë shefave të shteteve të Unionit, të cilët do të takohen të enjten dhe të premten. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended