Në një lartësi mbidetare prej tre mijë metrash, mbi humnerën 500 metra të thellë në masivin malor Titlis, në pjesët qendrore e Zvicrës, këtë javë është përuruar ura e madhe që rri pezull "Titlis Cliff Walk". Kjo është ura e parë e tillë në Evropë që është ndërtuar në lartësi kaq të madhe mbidetare. Edhe pse pritet që atë ta përdorin më së shumti alpinistët, të parët që shkelën mbi të ishin disa turistë
"Kjo është njësoj si të jeni në një botë tjetër. Sikur të jeni diku në Parajsë dhe të ecni nëpër re. Si t'ua shpjegoj, përvoja nuk mund të shprehet me fjalë, ajo vetëm mund të përjetohet. Kam për ta kujtuar gjithmonë këtë moment", u shpreh një turist.
Ura është e gjerë rreth një metër, kurse gjatësia e saj është 100 metra. Ndërtimi i urës iu kushtoi zviceranëve më shumë se një milionë euro. Qëllimi i këtij projekti është që të tërheqë sa më shumë turistë dhe të plotësojë ofertën turistike vendore. Petar
Bllazhevski
Comments