Turqia, donacion për Ministrinë e Mbrojtjes

  • 9 years ago
Turqia i ka ndarë Armatës së Maqedonisë shtatë automjete të reja të tipit 'Lendrover' dhe një automjet 'kobra'. Ky donacion i ri që vjen nga Turqia për ARM-në, kap vlerën e 700 mijë dollarëve amerikanë. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të automjeteve ushtarake, ministri i mbrojtjes së Maqedonisë Fatmir Besimi tha se bëhet fjalë për pajisje të re të pa përdorur në përputhje me standardet e aleancës. Besimi falënderoi ambasadorin e Turqisë në Shkup Gjurol Sokmensuer për mbështetjen që vendi i tij i jep Maqedonisë në rrugën e saj për integrimin euroatlantik. Ambasadori i Turqisë Sokmensuer tha se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve trajnimi dhe donacionet intensifikohen edhe më tepër.

"Mbështetja të cilën Turqia si anëtare e NATO-s e ofron për Maqedoninë në rrugën drejt NATO-s është e një rëndësie të veçantë dhe njëkohësisht të theksojnë bindjen tonë se ajo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Shfrytëzoj rastin t'i falënderohem Qeverisë së Turqisë për këtë mbështetje për Maqedoninë, për rrugën e saj drejt bashkësisë euroatlantike. Mbështetja e deritanishme në donacione nga ana e Turqisë tejkalon vlerën rreth 18 milion dollarë amerikanë. Sot jemi këtu të bëjmë solemnisht pranim-dorëzimin e 7 lendroverëve dhe një kobra, që kap vlerën e 710 dollarë amerikanë. Pajisja do të shpërndahet në njësitë e ARM-së", deklaroi Fatmir Besimi, ministër i mbrojtjes.

"Sot jemi këtu për pranim-dorëzimin e pajisjes së donuar në përputhje me projektet për mbështetje që i realizon gjeneral shtabi i Armatës së Turqisë, me qëllim zhvillimin e Armatës së Maqedonisë mike dhe marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Maqedonisë dhe Turqisë paraqet një ndër raportet më të theksuara të bashkëpunimit tonë bilateral. Deri sot mes dy vendeve janë nënshkruar 24 marrëveshje ushtarake", tha Halil Gurol Sokmensuer, ambasador i Turqisë në Maqedoni. Alsat-M

Recommended