Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kryetari i Kuvendit Trajko Vevjanoski, duke u bazuar në nenit 122, paragrafi 2 i rregullores së punës së Kuvendit, i kërkoi sot me shkrim kryetares së Komisionit për punë dhe politikë sociale Cvetanka Ivanova që të thërrasë seancë urgjente në këtë komision, për debatimin e propozim/ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, projekt/ligjin për mbrojtje sociale, projekt/ligjin për marrëdhënie pune dhe disa të tjerë. Në të kundërtën Veljanovski paralajmëron se do ta thërras ai seancën, falë të drejtës që i lejon neni 122 i rregullores së punës së kuvendit. Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit Cvetanka Ivanova mbetet në qëndrimin e saj të djeshëm se nuk do të thërras asnjë seancë me rend dite, të ndryshëm nga ai i Branitellave, që ka ngecur prej muajsh për miratim.

"Kam dëgjuar se kryetari i Kuvendit ka paralajmëruar se po që se nuk caktohet komision tjetër me pika të tjera të Komisionit për punë dhe politikë sociale ai do të ndërmarrë përgjegjësinë dhe obligimin, dhe do të caktojë një seancë të tillë. Nga këtu e porosis se nëse e bën një gjë të tillë, ai do të jetë përgjegjës për rrjedhën e mëtejme të Komisionit për punë dhe politikë sociale ku po debatohet rreth ligjit për branitellat, do të jetë përgjegjës për udhëheqjen dhe për mos miratimin e ligjit për branitellat", deklaroi dje Cvetanka Ivanova, kryetare e Komisionit për punë dhe politikë sociale.

Ndërkohë edhe ministri i punës dhe politikës sociale ka bërë thirrje që opozita të kapërcejë interesat partiake dhe të thërrasë seancë të re ku do të shqyrtohen projekt ligjet e reja nga fusha e punës dhe politikës sociale, për t'i hapur rrugën rritjes së pensioneve të parashikuara për muajin mars të vitit të ardhshëm. Po ashtu, kërkesë të ngjashme firmosën po me shkrim edhe 1/3 e anëtarëve të vetë Komisionit në fjalë. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended