Jankullovska: Shukri Alija nuk akuzohet për rastin 'Monstra'

  • 9 years ago
Sot për Ministren e Brendshme, Gordana Jankullovska, Shukri Alija i ekstraduar një ditë më parë nga Kosova, nuk është ideolog dhe mentor i vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë dhe radikal-islamik. Shukri Alija sipas Jankullovskës akuzohet vetëm për veprën penale 'dhunë' dhe jo për rastin 'Monstra'. Ajo edhe pse deklaroi se nuk dëshiron të komentoj mediat, pasi që ajo që kanë raportuar dje ato për rastin në fjalë është vetëm produkt i mediave dhe jo i MPB-së.

I ekstraduari nga Kosova, Shukri Alija u quajt si radikalist-islamik. Vallë MPB-ja ka ndonjë mjetë për të matur radikalizmin e ndonjë feje?

"MPB-ja ngre padi penale mbi baza të dëshmive për vepër të kryer penale. Për çdo rast për të cilët ka pyetje të parashtruara, ne i dokumentojmë me dëshmi që janë të pranueshme për prokurorin dhe të cilat më tej mund të shfrytëzohen në procese gjyqësore, kështu që vlerësojë se nuk është e përshtatshme të komentojë komentin tuaj pasi ajo është bindje e juaj se si do të quani ndonjë person, gjegjësisht se si do të masni intenzitetin e veprimeve të caktuara të personave të caktuar, por megjithatë unë besojë se ajo është produkt i bindjes suaj dhe politikës redaktuese të mediumit nga vini", u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Unë e kam patjetër të ndërlidhem me pyetjen e kolegut, Valmirit. Mbrëmë pikërisht MPB-ja tha se i arrestuari është njëri nga ideologët e islamit-radikal. Pyetja ime është, në fakt a keni ju dëshmi se ai është ideolog i islamit-radikal apo ato janë vetëm dyshime?

"Unë do tu drejtojë tek të gjitha ato deklarata që tani më janë dhënë dhe të dhëna të cilat veq më janë lëshuar nga MPB-ja, në këtë konotacion, ne as nga dita e djeshme e deri sot, dhe as nga ngritja e padisë penale e deri më sot nuk kemi asgjë të re për të cilën vlerësojmë se duhet të shtojmë ose të ndryshojmë!", u përgjigj Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Ishin mediat apo MPB-ja ajo që e quajti radikal-islamik të ekstraduarin nga Kosova, Shkuri Alija dhe ngriti dyshime se mund të jetë ideolog dhe mentor i vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë, vlerësoni vetë ju, të nderuar shikues.

"Sipas të dhënave operative të cilat i kemi Shukri Alija është njëri nga ideologët dhe promotorët më të mëdhenj të islamit-radikal dhe nuk mund të anashkalojmë mundësinë që personi që sot është ekstraduar nga Kosova është mentor dhe ideolog pikërisht i të dyshuarve të rastit 'monstrum'", deklaroi dje Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Kjo deklaratë e zëdhënësit të MPB-së, Ivo Kotevski ishte vetëm vazhdimësi e asaj që kishte deklaruar Jankullovska më 1 Maj, ditën e aksionit policor 'Monstra', ku u arrestuan 20 persona nën dyshimin se janë pjesëtarë të radikalëve-islamik, fakt ky të cilin nuk mund ta vërtetoj në asnjë moment as MPB-ja e as Ministrja, Jankullovska. I ekstraduari nga Kosova, Shukri Alia duhet të mbajë dënimin me burg prej 3 vjetësh, për veprën penale 'dhunë', ndërsa mediat në gjuhën maqedonase duke u thirrur në deklaratën e MPB-së, raportuan se është kap...

Recommended