Ligjet, PD kalon dekretin për Llallën, PS: Antikushtetues

  • 9 years ago
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut kaloi sot vetëm me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit Bujar Nishani me nr. 7840, datë 03.12.2012 "Për emërimin e Adriatik Llallës si prokuror i Përgjithshëm. Anëtarët socialistë të komisionit abstenuan duke e deklaruar "antikushtetues" dekretin e kreut të shtetit. Dekreti pritet të kalohet për miratim seancën e së premtes. Komisioni miratoi relacionin e hartuar nga deputeti demokrat Dashnor Sula.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended