P/buxheti 2013, KQZ kërkon 30 mln më shumë për magazina e makinë

  • 9 years ago
Mbetet ende i pasaktësuar fondi që do të marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga buxheti i shtetit për vitin 2013.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Çështjeve Ligjore, përfaqësuesja e Institucionit të Menaxhimit të Proceseve Zgjedhore kërkoi shtimin e një shume prej 30 milionë lekë më tepër se sa ishte përcaktuar në draft. Kjo shumë sipas saj është planifikuar të përdoret për rikonstruksionin e dy magazinave që mbajnë materialet zgjedhore dhe blerjen e një automjeti.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended