Më shumë se 800 parashutistë nga e gjithë bota, janë mbledhur këto ditë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ata po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të garës finale të kampionatit ndërkombëtar në parashutizëm. Gara përfshin disa disiplina, mes të cilave si më atraktive, përmendet ajo në krijimin e formacioneve të ndryshme gjatë rënies së lirë, mbulojë parashutiste, kërcime dhe skiim në ujë. Konkurrentë kryesorë për vendet më të larta, janë amerikanët dhe rusët.
Atmosfera
"Mendoj se vetëm amerikanët kanë ekip më të madh se ekipi ynë. Të gjithë jemi të gatshëm për sfidën. Shpresojmë në rezultate të mira në të gjitha disiplinat", tha Vladimir Kuznjecov, garues nga Rusia.
Garat do zhvillohen në Dubai dhe do të zgjasin deri më 9 dhjetor. Manifestimi përputhet me kremtimin e ditës kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, që për të 41-ën herë me radhë, festohet më 2 dhjetor. Petar Bllazhevski
Comments