Vllado Dimovski nga qendra për tolerancë ndëretnike thotë se incidentet ndëretnike nxiten nga qendra të caktuar që dëshirojnë mbajtjen e tensioneve. "Incidentet në këto 10 vitet e fundit zakonisht ndodhin në fund të vitit apo në fillim të vitit të ardhshëm andaj nuk përjashtohet mundësia që ato të vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim duke marrë parasysh se në mars kemi zgjedhje lokale, thotë Dimovski. Ai mirëpret masat e ndërmarrë nga Ministria e brendshme por thotë se efektet do të arriheshin nëse zbulohen urdhërdhënësit e incidenteve.
"E gjithë kjo sipas meje është e kontrolluar nga disa qendra të fuqishme që në periudha të caktuara të ndodhin raste të tilla që të harrohen çështje tjera. Kemi fushatë për tolerancë, në kushte kur populli e zgjedh qeverinë që t'i ruaj marrëdhëniet ndëretnike, ta përmirësoj ekonominë ne kemi fushatë që populli ti kultivoj marrëdhëniet ndëretnike. Nuk mundet populli t'i trajtoj, populli do të kultivoj atë që ju e ofroni si politik ose atë që do tua ofroni si drejtim në të cilin duhet të ecë ...Edhe padit penale janë masë, unë jam i bindur dhe nuk besoj se fajtorët e vërtetë do të paditet, do të paditet ndonjë fëmijë që rastësisht është nxitur nga shokët e tij dhe do të frikohet pastaj për çfarëdo që të bëj ndërsa inspiratorët e vërtetë nuk besoj se do të marrin padi penale.. .Unë jam për sanksionimin e tyre dhe mbështes deklaratën e ministres por duhet publikisht të tregohen se kush ishin udhëheqësit që të shohim se në të ardhmen a do t'i nxisin sërish incidentet", deklaroi Vllado Dimovski qendra për tolerancë ndëretnike. Alsat-M
Comments