Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Vrasja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë kryqëzimit të Tiranës së Re ku lidhet me zonën e Selitës ose te stacioni i fundit i Tiranës së Re. Mendohet se viktimat dhe autorët e krimit udhëtonin në të njëjtën makinë, tip "Mazda" me targa TR9205S, ku dhe ndodhi vrasja. Makina drejtohej nga Sokol Andrea 42 vjeç, njëri prej viktimave. Ndërkohë që në makinë ishin dhe Iglend Haxhialliu, rreth të 30-ave, po i vdekur, si dhe Ardian Ndreko, i dyshuar si autor. Nga të dhënat e para të rindërtimit të skemës së vrasjes mendohet se mes viktimave dhe autorit ka pasur një debat për pazare të prishura droge më pas Ndreko, mendohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar kundrejt Iglend Haxhialiu (pasagjer) dhe Sokol Andrea (drejtuesi i automjetit).

Category

📺
TV
Comments

Recommended