Stomatologjia në Maqedoni nuk është në nivelin e duhur për shkak të mospërfilljes së këtij shërbimi nga ana e institucioneve. Kjo u tha sot nga drejtuesi i shoqatës së stomatologëve shqiptarë, gjatë një sipmoziumi shkencorë për mbjelljen e dhëmbëve . Simpozium i sotëm është organizuar në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar ndërsa pjesëmarrës kanë qenë stomatolog nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria të cilët folën për aktualitetet në stomatologji.
"Në përgjithësi këtu në Maqedoni është në një nivel krize do themi, arsyet pse është kështu mundë ti gjejmë gjithandej një ndër to është vlerësimi jo i duhur nga ana e organeve shtetërore të cilat nuk kanë një plan afatgjatë se si duhet rregulluar kjo çështje. Por siç e shihni dita ditës dalin edhe problem tjera në sferën e shëndetësisë, marrë në përgjithësi te stomatologët ndikon edhe një e keqe tjetër,apo kriza që ka popullata sidomos ajo shqiptare", deklaroi Xhelal Ibrahimi, kryetar i shoqërisë stomatologjike shqiptare.
"Shoqata e stomatologëve shqiptarë gjithnjë punon në edukimin e stomatologëve shqiptarë dhe kështu gjithnjë del me simpoziume kualitative, seminare e kongrese kjo me qëllim të ngritjes së njohurive të mjekëve në stomatologji të cilët ato njohuri pastaj i implementojnë në punën e tyre me pacientët", tha Marjan Denkovski, Shoqata stomatologjike e Maqedonisë. Alsat-M
Comments