Braktiset foshnja 4 muajsh, në karrocë pusulla: "S'mundem më"

  • 9 years ago
TIRANE- Një foshnje rreth 4 muajshe është gjetur e braktisur paraditen e sotme në hyrje të fshatit SOS në periferi të Tiranës.

Fëmija i seksit mashkull u gjet pranë befotrofit në periferi të Tiranës. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se brenda në karrocë është gjetur një pusull ku shkruhej "Nuk mundem", si dhe disa gjeneralitete të tjera si datën kur ka lindur fëmija dhe një numër telefoni italian.

Pas kontrollit të parë mjekësor është mësuar se fëmija gëzon shëndet të plotë.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended