Letra e Napoleonit "Do hedh në erë Kremlinin...", në ankand

  • 9 years ago
PARIS - Një letër e shkruar nga Napoleon Bonaparti gjatë fushatës ushtarake në Rusi, ku dha urdhër për shkatërrimin e Kremlinit do dalë në ankand nga shtëpia "Osenat" në Fontainebleau, pranë Parisit.

"Kjo është një letër shumë e rrallë pasi është e shkruar me një alfabet sekret, -tha Jean Christophe Chatagner, expert për këtë shitje.

Gjatë fushatës së Rusisë, e cila shënoi edhe fundin e dominimit te tij në mbarë Evropën, Napoleoni ishte në një situatë shumë të vështirë psikologjike dhe para se të linte Moskën ai dha urdhër për të hedhur në erë Kremlinin.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended