Vetëvrasja në zyrë, të afërmit:Gëzimi s'vuante nga depresioni

  • 9 years ago
TIRANE- Pasditen e djeshme fill pas ceremonisë mortore të kapterit 49-vjeçar të vetëvrarë Gëzim Taraj në apartamentin e tij në katin e dytë të një pallati në "Don Bosko" ishin mbledhur njerëzit më të afërm të farefisit të cilët mes tyre komentonin ngjarjen. Dy prej tyre të kontaktuar nga Shqiptarja. com kanë thënë dje se lajmin për vdekjen e Tarajt e kanë mësuar në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës ndërsa kanë shtuar se informacionet që kanë parë në medie në lidhje me depresionin e tij duken të "çuditshme" pasi ata vetë nuk kanë vërejtur diçka të tillë në sjelljen e Gëzimit, i cili punonte si nënoficer i ndërlidhjes në Ministrinë e Mbrojtjes.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended