TIRANE- Për të disatën herë brenda këtij viti, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare rrezikon të mbetet pa burime financiare për të përballuar importet, ndërkohë që prodhimi në vend nuk plotëson kërkesën. KESH është duke importuar rreth 8 milionë kilovatorë në ditë energji elektrike nga jashtë, vlera e të cilëve është rreth 500 mijë euro, sipas çmimit të tregut. Kosnumi arrin në 19 milionë kilovatorë në ditë, nga të cilat vetëm 11 milionë po prodhohen në strukturat gjeneruese në vend.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments