Në Shkup sot ka qëndruar shefja e diplomacisë qipriote Erato Kozaku Markulis vendi i të cilës kryeson me Bashkimin Evropian. Ajo nuk ka dhënë detaje për vizitën duke thënë se ajo zhvillohet në kuadër të agjendës për vizita në shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Nga ana tjetër, Zv/kryeministrja Arifi, tha se marrë garanci nga diplomatja qipriote, se do të bëjë përpjekje maksimale për ruajtjen e atmosferës pozitive sa i përket procesit të zgjerimit të BE-së.
"Në Shkup jam si kryesuese e Bashkim evropian..i vizitova të gjitha vendet kandidate dhe kandidatet potenciale dhe sigurisht që nuk do të mund ta lëshoja shansin që të vizitoj edhe shtetin tuaj", deklaroi Erato Kozaku MArkulis, Ministre e jashtme e Qipros.
Kjo ishte gjithçka çfarë deklaroi Kryesuesja aktuale e Bashkimit Evropian, Ministrja e Jashtme e Qipros Erato Kozaku Markulis, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shkup. Diplomatja qipriote fillimisht takoi homologun e saj maqedonas Nikolla Popovski.
Në këtë takim siç njoftojnë nga kabineti i Popovskit në qendër të bisedës ka qenë Samiti i shumëpritur i Bashkimit Evropian dhe shanset e Maqedonisë për të marrë datën e negociatave. Markulis gjithashtu ka afirmuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore si një nga shtyllat kryesore të integrimit. Nga ana tjetër Popovski, tha se vendi është i gatshëm që të kalojë në fazën e ardhshme të procesit integrues, edhe pse nuk bëri të ditur nëse kjo pritje është reale.
"Është me rëndësi ta ruajmë dinamikën që Bashkimi Evropian ka përcaktuar në procesin e aderimit. I theksuam rezultatet e reformave, të gjitha reformat që i kemi plotësuar dhe faktin që Komisioni Evropian na dha rekomandimin e katërt më të fuqishëm për fillimin e bisedimeve", tha Nikolla Popovski, Ministër i Jashtëm.
Zv/kryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi, nga ana tjetër ka marrë garanci nga diplomatja qipriote, se si udhëheqëse e Këshillit të BE-së do të bëjë përpjekje maksimale për rruajtjen e atmosferës pozitive sa i përket procesit të zgjerimit të BE-së. Arifi nuk bëri të ditur nëse Markulis ka dhënë ndonjë sinjal të qartë por tha se qëndrimet e BE-së do të bëhen të njohura pas dy javësh.
"Ajo që është e rëndësishme dhe kryesore për ne në samitin e dhjetorit të kemi një përfundim korrekt dhe konsideroj se zonja kryesore do të mbajë qëndrim korrekt dhe të balancuar gjatë të diskutimit në dhjetor apo javëve në vijim. Është herët për t'u paralajmëruar, pra gjithsesi se mesazhet e BE-së do të bëhen të njohura në dhjetor për ne me rëndësi është që t'i kryejmë obligimet që kemi para nesh", u shpreh Teuta Arifi, zv/kryeministre për çështje evropiane.
Edhe Presidenti Ivanov ka shprehur qëndrimin se dhënia e datës së bisedimeve për Maqedoninë do të përshpejtojë procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit. Vizita e Ministres së jashtme të Qipros Kozaku Markulis, vjen disa ditë pas takimit të saj me komisionarin evropian për zgjerim Shtefan Fyle, me të cilin kanë diskutuar mbi politikën e zgjerimit dhe përgatitjen e Sam...
Comments