Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Ligji për 'branitellat' është shndërruar në një revanshizëm politik mes partnerëve të koalicionit qeveritarë që pasoi pas nderimit të ushtarëve të rënë të UÇK-së në Sllupçan. Kështu u shpreh deputeti i RDK-së Izet Zeqiri sipas të cilit po që se partnerët e koalicionit qeveritarë vazhdojnë të funksionojnë përmes kësaj logjike atëherë nuk habis nëse VMRO-ja propozon ligj për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare.

"Duke u nisur nga pompoziteti dhe nga ajo se si është duke u festuar 100 vjetori i flamurit kombëtarë, nëse do të vazhdon VMRO-DPMNE me logjikën e ligjit të forcave të sigurisë ne ndoshta mund të kemi në parlament edhe ndonjë propozim ligji tjetër të cilin VMRO do të ndryshonte ligjin e përdorimit të flamurëve e irituar nga përmasa se si shqiptarët e festojnë 100 vjetorin e pavarësisë të shtetit shqiptarë dhe flamurit", deklaroi Izet Zeqiri, RDK.

Ndërkohë sipas deputetes së BDI-së Mehmeti-Nuredini, me propozim ligjin në fjalë VMRO-ja shkel marrëveshjen për koalicion mes VMRO-së dhe BDI-së, dhe nxit tensione ndëretnike.

"Me propozimin e këtij ligji në radhë të parë kolegët nuk respektuan programin e tyre politik me të cilin garuan në zgjedhje dhe i fituan zgjedhjet e vitit 2011, në radhë të dytë nuk respektuan marrëveshjen politike të cilën e bënë me partnerin e koalicionit në momentin kur kishin bisedime për formimin e qeverisë e cila do të udhëhiqte republikën e Maqedonisë në katër vitet e ardhshme", tha Vjollca Mehmeti -Nuredini, BDI.

"Ne nuk i nxisim marrëdhëniet ndëretnike, ne dëshirojmë ligj për përfaqësuesit e forcave të sigurisë dhe qëndrojnë pas kësaj. Ju në të gjitha fjalimet e juaja thoni ne dëshirojmë ta bllokojmë miratimin e këtij ligji, ne themi, kemi qëndrim që dallon nga ai i juaji, dëshirojmë ta miratojmë këtë ligj", u shpreh Beti Kuzmanovska, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë gjatë paraqitjes së tij deputeti i BDI-së Nexhati Jakupi para vetes kishte një gazetë ku shihej fotoja e liderit të tij Ahmeti, ky veprim i Jakupit nga kryetarja e Komisionit për punë dhe politikë sociale, Cvetanka Ivanova u morë si provokim.

"Në këtë Kuvend duhet të ketë rend, ndoshta edhe unë dua ta prezantoj fotografinë e liderit tim por nuk mundet, ndoshta edhe dua ta theksoj flamurin e partisë sime derisa e udhëheq seancën por nuk mundet", deklaroi Cvetanka Ivanova, kryetare e Komisionit.

"Në asnjë mënyrë nuk ka qenë qëllimi imë që të provokoj as punimet e komisionit e as kolegët. Fjalimi imë ishte në drejtim të tolerancës", kundërpërgjigjet Nexhati Jakupi, BDI.
Ndryshe ky debat u zhvillua derisa debatohej rreth amendamentit të 14. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended