Qyteti Suon në Korenë e Jugut, për herë të parë në historinë botërore, promovoi një park kulturor tualetesh. Në të janë prezantuar kapakë tualetesh dhe pajisje të ndryshme tualeti që rrjedhin nga historia më e vjetër botërore. parku është pajisur edhe me shumë stenda afishimi të cilat iu tregojnë qytetarëve, të dhëna shumë interesante për kulturën sanitare, e përdorur që në lashtësi. Parku i tualeteve gjendet 45 kilometra në jug të kryeqytetit Seul, dhe atë e kanë vizituar deri tani, një numër i madh turistësh të huaj e vendorë.
"Mendoj se kjo mund ta ndryshojë perceptimin për tualetet. Ndoshta është pak qesharake, por me të vërtetë ideja është origjinale", tha Melisa Nejgard, turiste nga SHBA-ja.
Krahas shëtitjes nëpër park, vizitorët mund të zgjedhin edhe suvenire interesante.
"Për brezin tonë nocioni tualet ndërlidhet me një vend të fëlliqur. Menjëherë më shkon në mend VC-ja polake, që kur isha i vogël e kishim prapa shtëpisë. Ishte e rrezikshme dhe e rrëshqitshme. Madje një herë, pata rënë brenda. Por, ky vend është krejtësisht ndryshe. Këtu tualeti është prezantuar në një dritë shumë më të freskët", u shpreh Kim gi-Sun, vizitor.
Muzeu në qiell të hapur është ndërtuar në vendin ku dikur gjendej shtëpia e ish-kryebashkiakut të Suonit, Sum Xhej Dak.
"Këtë vend e hapëm me qëllim që t'i paraqesim botës kulturën tonë të tualeteve. Në të ka modele që janë përdorur para shumë vitesh", tha Sim Xhej Duk, menaxher i muzeut.
Për vitin 2014 autoritetet në Suon planifikojnë zgjerimin e parkut dhe plotësimin e tij edhe me shumë modele të tjera e ekspozita. Qëllimi është ndërgjegjësimi i qytetarëve për higjienën e tyre në tualete. Petar Bllazhevski
Comments