Kryeministri Nikolla Gruevski, nga Tirana dërgon porosi se plagët e konfliktit të vitit 2001 ende janë të freskëta. Gruevski pranoi se me partnerin e koalicionit BDI-në kanë mosmarrëveshje, por shton se ekziston marrëveshje që të gjitha problemet të zgjidhen me dialog. Këto komente Gruevski i bëri në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij, kryeministrin shqiptar Sali Berisha.
"Në vitin 2001 u ballafaquam me një konflikt që u kurorëzua me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit. Kaluam një kohë të gjatë nga ky konflikt, por plagët e tij janë të freskëta dhe të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm të mos lëndojnë ndjenjat e palës tjetër. Me partnerit tonë të koalicionit BDI-në bëjmë përpjekje për të mbajtur komunikimin e mirë mes dy komuniteteve dhe në shumicën e rasteve e bëjmë në mënyrë të suksesshme. Por, edhe ne si të gjithë në botë kemi mosmarrëveshje, por, po ashtu kemi marrëveshje që të gjitha problemet të zgjidhen me dialog", ka thënë Gruevski.
I pyetur nëse Maqedonia do të bëjë lëshime në bisedime me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe anëtarësimin në NATO, Gruevski i kujtoi Greqisë se është ajo fajtorja e shkeljes së vendimin e GJND-së.
"Nuk është çështja se a do të lëshohet diçka, çështja është tek vullneti i mirë, të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe me vullnet të mirë sa më shpejtë të gjendet zgjidhje të cilën do ta pranojnë dy popujt. Ne jemi të përkushtuar në këtë proces dhe do të vazhdojmë të mbetemi edhe më tej. Ne në dhjetor presim që Greqia të respektojë të drejtën ndërkombëtare, të mos vendosë në pozitë të papëlqyeshme edhe BE-në, lidhur me mosrespektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të participojë në ndërtimin e një atmosferë më të mirë për zgjidhjen e këtij problemi dhe për realizmin e angazhimit të tyre nga samiti i Selanikut për futjen e tërë rajonit në BE", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se Maqedonia e meriton çeljen e negociatave për anëtarësim në BE-së. Dy krerët e qeverive kanë biseduar edhe për intensifikimin e lidhjeve mes vendeve, veçanërisht për korridorin 8.
"Maqedonia ka bërë një progres të madh dhe ka fituar statusin vite më parë. Ne jemi të bindur se meriton plotësisht hapjen e negociatave dhe vlerësimin e progresit të merituar. Maqedonia mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit evropian dhe sheh me interes hapat para në këtë drejtim. Në paqen stabilitetin dhe zhvillimin e Maqedonisë, kontributin e tyre në këtë drejtim e shohim me interes shumë të madh progresin e këtij vendi dhe shoqërisë multietnike si një rast unik, si një rast i shkëlqyer për tu bërë një shembull i ndritshëm në gadishullin e Ballkanit. Unë e garantova kryeministrin se në Shqipëri qytetarët kanë të drejtë dhe do kenë të drejtë të deklarojnë etnicitetin që dëshirojnë dhe të respektohen plotësisht për origjinën e tyre etnike. Shqipëria", deklaroi Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.
Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, delegacioni i Maqedonisë ...
Comments