Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Në Tetovë u hap sot market i tretë i zinxhirit Ramstor, pas atij në hyrje të Tetovës dhe tjetrit në qendër të qytetit. Marketi i ri 'Ramstor' gjendet në afërsi të USHT-së, dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë. Aktualisht, në të janë punësuar 30 persona. Ofertat e tij janë orientuar kryesisht nga produktet ushqimore, ndërsa si blerës shënjestër ka studentët e dy universiteteve dhe nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës. Në përurimin e marketit, sot morën pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Maqedoni Gyrol Sokmensoyer, atasheu për kulturë i ambasadës së Turqisë si dhe kreu i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti. Në rang vendi, në gjithë Maqedoninë aktualisht gjenden 6 markete Ramstor, dhe së shpejti, I shtati pritet të hapet edhe në qytetin e Strugës.
"Sot hapëm Ramstorin e tretë në Tetovë, apo të gjashtin në Maqedoni, në një hapësirë prej 1000 metër katrorë. Me hapjen e këtij marketi ne siguruam edhe tridhjetë vende të reja pune. Së shpejti do hapim edhe Ramstorin në Strugë dhe në 2013, pritet të hapet edhe një Ramstor edhe atë në lagjen aerodrome të Shkupit", deklaroi Sazan Horvati, përgjegjës për Ramstor 3 Tetovë. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended