Nga foltorja e Kuvendit, deputetët socialistë denoncuan si të papranueshme flamujt me shqiponjë të deformuar që valëviten në institucione kryesore të shtetit. "Imagjinoni flamurit amerikan t'i heqin nja 2 -3 yje. Kjo ka ndodhur me flamurin shqiptar dhe stemën zyrtare. Unë e Tahiri po ju përmendim rastet më flagrante të deformimit. Kryeministri i ka prerë gjuhën dhe i ka zgjatur sqepin e poshtëm ndërkohë që Shqiponja e miratuar me ligj ka sqep por dhe gjuha. "- tha Balla. Ai madje shtoi se edhe stema e vendosur në sallën e Parlamentit është e deformuar. (ad.ti/shqiptarja.com)