Izraeli shtyu ofensivën tokësore në Gaza

  • 9 years ago
Megjithë përpjekjet ndërkombëtare për kapërcimin e krizës, mediat e huaja raportojnë se palestinezët militantë vazhdojnë të hedhin raketa mbi disa qytete izraelite. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu vendosi të shtynte përkohësisht operacionin tokësor në Rripin e Gazës dhe t'u japë përparësi negociatave paqësore në Kajro. Frenim të operacioneve kërkoi edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.
"Porosia ime është e qartë. Të gjitha palët doemos duhet të vendosin një armëpushim të menjëhershëm. Përshkallëzimi i mëtejshëm do ta vinte në rrezik gjithë rajonin", deklaroi Ban Ki Mun, sekretar i përgjithshëm i KB-ve.
Megjithatë, shanset për zgjidhje paqësore i minojnë sulmet e vazhdueshme të luftëtarëve të Hamasit radikal. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan akuzoi Izraelin për pastrim etnik, duke theksuar se shteti hebraik i shkel ligjet ndërkombëtare dhe pushton territor palestinez. Sipas informatave nga terreni, aeroplanët ushtarakë izraelitë gjatë natës së kaluar, kryen sulme duke dëmtuar disa objekte administrative. SHBA-ja zhvendosi tri anije luftarake në pjesën lindore të Detit Mesdhe, për evakuimin eventual të qytetarëve amerikanë nga rajoni i krizës. Petar Bllazhevski

Recommended