A do të ulen bashkë Gruesvki dhe Ahmeti për të përcjell një mesazh pajtimi, dhe me këtë, t'u japin fund tensionimit të marrëdhënieve ndëretnike në vend. Kështu pyeti sot opozita! Ndërkohë, Gruyevski, në kundërpërgjigje numëroi të gjitha incidentet ndëretnike të ndodhura nga vitet 90 e këndej, në kohën kur LSDM-ja ka qenë në pushtet. Gruevski tha se me Ahmetin ulet vazhdimisht, por takimet nuk kanë qenë publike.
"A mendoni të uleni publikisht në tavolinë, me partnerin e juaj të koalicionit Ali Ahmetin. Me këtë nuk mendoj, në tavolinë për të ndarë tenderë, për ndarjen e bizneseve dhe punësimeve partiake. Mendoj në një ulje të shëndoshë për zgjidhjen e tensioneve ndëretnike. Të uleni për pajtim mes partnerësh, të cilët vazhdimisht krijojnë tensione ndëretnike", pyeti Gordan Georgiev, LSDM.
"Sigurisht që ne flasim me partnerin e koalicionit për këto çështje dhe nuk është e saktë që nuk kemi pasur bisedime siç thoni ju. Ne kemi takime të rregullta dhe kërkojmë gjithnjë mënyra se si t'i kapërcejmë ato. Si për të gjithë çështjet në bazë të përvojave, ligjeve e kështu me radhë do të ndërmarrim gjithçka është e nevojshme që të mbrohen interesat shtetërore. Dhe nuk është e vërtet se ne krijojmë tensione, siç thoni ju, me qëllim dhe me paramendim, përkundrazi bëhet fjalë për sfida që kanë ndodhur edhe në të kaluarën", kundërpërgjigjet Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
Ndërkaq, porsa i përket parave që qeveria ndan për 100 vjetorin e pavarësisë, përfaqësuesit shqiptar u përplasën! Për BDI-në është me rëndësi simbolika e ndarjes së fondeve dhe jo shuma...ndërsa PDSH-ja i cilësoi tallje dhe ofendime shtrembërimet e simboleve kombëtare nga BDI-ja.
"Shtrohet pyetja se ku është ai konstrukti financiar i paralajmëruar nga BDI se ministria do të mbuloj manifestimet e 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe 100 vjetorit të shtetit shqiptarë? Me këtë përgjigje të ministrisë së kulturës demaskohet konstrukti i manipulimeve, dallavereve dhe renave të BDI-së se ata kinse po iu mundësojnë shqiptarëve manifestime institucionale. A ka tradhti më të madhe që në këtë përvjetor, përvjetor të madh, të zvogëlohen dimensionet e simbolit të krenarisë së kombit, flamurit kombëtarë. Ju votuat ligj ku flamuri shqiptar do të jetë për 1/3 më i vogël se flamuri maqedonas", u shpreh Orhan Ibrahimi, PDSH.
"Ajo çfarë është me rëndësi është se ka një iniciativë gjithë-shqiptare për të shënuar, për të manifestuar 100 vjetorin dhe PDSH-ja nuk është pjesë e këtij manifestimi gjithë-shqiptarë apo gjithëkombëtarë. Kjo është shija e hidhur e cila ndjehet, dhe në të cilën në fakt e ndanë secili shqiptarë këtu në Maqedoni dhe jo vetëm. Për sa i përket mjeteve që i ka ndarë qeveria, unë mendoj se më e rëndësishme është se qeveria e Maqedonisë ka ndarë mjete dhe qofshin ato edhe simbolike", deklaroi Ermira Mehmeti, BDI.
Debati u zhvillua gjatë llogaridhënies së qeverisë para deputetëve, dhe mes tyre, u hapën polemika edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale. Opozita shfaqi shqetësimin për fa...
Comments