'KBM', ngritja e flamurit në Kërçovë, është provokim

  • 9 years ago
"Ligji mbi organizimin territorial të vetëqeverisjes lokale nuk do të thotë pushtim i territoreve, por pushtet më efikas lokal, të barabartë për të gjithë qytetarët në komunë, pavarësisht nga prejardhja e tyre etnike apo bindja fetare. Demonstrimi i qartë i dominimit është vazhdim e retorikës së Ali Ahmetit në mesin e shqiptarëve në Zvicër për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, se Kërçovë është e fituar dhe shqiptare ", thuhet më tej në reagim.
Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) kërkon heqjen e shtizës së vendosur pa leje nga persona të paautorizuar dhe të fillojë procedura për përgjegjësi kundërvajtëse dhe penale kundër autorëve. Nga ana tjetër Kryeministri Gruevski tha se për momentin nuk mund të komentoj pasi ende nuk është njoftuar me rastin. Gruevski tha se duhet të shihet nëse ky akt është bërë në përputhje me ligji apo nëse bëhet fjalë për vepër të jashtëligjshme.
"Unë nuk e kam par atë dhe nuk e kam dëgjuar deklaratën andaj edhe nuk mund ta komentojë në detaje por si do që të jetë nëse një gjë e tillë ekziston duhet të vërtetohet se a është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe në këtë konotacion të vlerësohet nëse vendosja e një shtize me flamur është ligjore, në pajtim me ligjet ose kundër-ligjore", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Ndryshe, vendosja e flamurit kombëtar në shtyllën më të lartë të trojeve shqiptare ishte organizuar nga rinia e fshatit Greshnicë të Kërçovës ndërsa akti ishte mbështetur nga vetë kreu i BDI-së Ahmeti dhe diaspora shqiptare në Zvicër. Flamuri 6 metra i gjerë është ngritur në një shtyllë të lartë 35 metra. Kreu i BDI-së porositi nga ky manifestim se flamuri do valvitet me shekuj, dhe çdo dorë e zezë që do ngritet për ta ul këtë flamur, do të pengohet nga rinia shqiptare që jeton në këto hapsira". Bojana Simonoviq

Recommended