MPB, për 9 muaj 100 vdekje në trafik

  • 9 years ago
Në Maqedoni gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti në aksidentet e trafikut e kanë humbur jetën 100 persona. Kompetentët thonë se kjo është një rënie e vogël në krahasim me vitin e kaluar, kur jetën e humbën 113 persona, por megjithatë shifrat janë të larta dhe duhet të punohet për rritjen ndërgjegjësimit për siguri në trafik me qëllim zvogëlimin e numrit të aksidenteve fatale.
"Ka një rënie të vogël, por kjo nuk duhet të jetë një arsye që mos të jemi të brengosur dhe të jemi të bindur se situata në trafik është e mirë, përkundrazi gjendja në trafik është shqetësuese dhe të gjithë ne si pjesëmarrës në trafik, pa marrë parasysh se në çfarë rol jemi duhet të sillemi me vetëdije dhe ti respektojmë rregullat dhe dispozitat, në mënyrë që të japim kontributin ton që trafiku të jetë më i sigurt", tha Gordana Jankullovska, ministre e Brendshme
Ministrja Jankullovksa paralajmëroi se së shpejt do të aplikohet linja evropiane për ndihmë '112' që do të jetë numri thirrës për çdo lloj të aksidenteve dhe të situatave emergjente në të gjithë vendin. Vlerësimet u dhanë me rastin e ditës Botërore për kujtimin e viktimave në aksidentet e trafikut, kurse me këtë rast u organizua edhe një debat i në temën: "Efikasiteti në sistemin e ndërhyrjeve pas aksidentit në trafik me pasoja më të rënda''. Bojana Simonoviq

Recommended