Mot i ngjashëm edhe ditët në vijim

  • 9 years ago
Temperaturat, që aktualisht janë pak mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Sinoptikanët thonë se temperaturat nuk të lëvizin shumë, edhe pse nga e hënë në të mërkurën priten edhe reshje lokale. Temperaturat do të qëndrojnë në harkun nga 10 deri në 17 gradë Celcius, thonë nga Enti Hidrometeorologjik. Po ashtu, nga nesër, paralajmërohet paraqitje më e dendur e mjegullës, dhe ulje të shikueshmërisë horizontale deri në 50 metra. Mjegulla do të shpërndahet vetëm pas mesdite.
"Sot intervali i temperaturave është nga 10 deri në 17 gradë celsius. Mot i ngjashëm do të mbajë deri në fund të kësaj jave. Megjithatë, nga nesër pritet shtimi i vranësirave, që paralajmërojnë një valë të re lagështie nga Mesdheu, e cila do e bëjë motin në vendin tonë, me reshje lokale, nga e hëna deri të mërkurën. Në ndonjë rajon, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë rrebeshi", tha Maja-K. Markovska, sinoptikane.
Moti do të stabilizohet pas të mërkurës pasdite, dhe do të jetë stabil të paktën deri në fund të javës së ardhshme. Temperaturat do të mbeten mbi mesataren, sepse rajoni do vazhdojë të jetë nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik, thonë nga Enti Hidrometeorologjik. Bojana Simonoviq

Recommended