Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qindra gra dhe burra në Filipine dolën në një garë të pazakontë, me këpucë me taka të larta. Gara u mbajt në rajonin Marikina për nder të industrisë së këpucëve. Burrat dhe gratë, garuan veç e veç në pistën e gjatë prej 50 metrash, ndërkohë që veç takave, shumica e tyre ishin veshur edhe me kostume karakteristike.
"Është vështirë të mbahen taka të larta. I përshëndes gratë që i mbajnë. Sinqerisht, i dërrmuake këmbët me take të larta", tha Karel Blankes, garues.
"Më lehtë është të vraposh me këpucë prej gome, sepse me to mund të vraposh më shpejtë dhe më lehtë. Kur ke taka të larta, është e vështirë, pasi ato vishen që të dukemi më seksi. Të dyja bashkë nuk shkojnë", tha Glendoli Sumait, garuese.
Disa prej garuesve, nuk i çuan deri në fund këpucët, sidomos burrat, të cilët i thyen takat. Megjithatë, një garues, duke përdorur një teknikë të veçantë, ia doli mbante të fitonte garën e meshkujve.
"Duhet të mbani drejtpeshimin, dhe të mos mendoni se keni vënë taka të larta, vetëm të vazhdoni të vraponi", u shpreh Gerald de-Asis, garues.
Kjo garë interesante mbahet një herë në vit dhe paraqet kremtimin vjetor të industrisë së këpucëve në Filipine. Më të shpejtit, u shpërblyen me çmime dhe me veshje. Bojana Simonoviq

Category

📺
TV
Comments

Recommended