Tribunali i Hagës shpalli të pafajshëm gjeneralët kroat Ante Gotovina dhe Mladen Markaç. Gotovina në procedurën e shkallës së parë u dënua me 24 vjet burg, kurse Markaç me 18 vjet. Këshilli i Apelit i Tribunalit të Hagës, në fillim të leximit të aktgjykimit të plotfuqishëm për Gotovinën dhe Markaçin, njoftoi se nuk ka dëshmi se ata kanë marrë pjesë në aksionet e përbashkëta kriminale, me qëllim dëbimin me dhunë të popullatës civile serbe të Krajinës. Kryetari i Këshillit, gjykatësi Teodor Meron, deklaroi se Këshilli i Apelit e hodhi poshtë përfundimin se sulmet kundër Kninit, Graçacit, Obrovcit dhe Benkovcit ishin të paligjshme. Këshilli vlerësoi edhe se largimin i civilëve gjatë sulmeve artilerike nuk mund të konsiderohet si deportim. Qytetarët Zagreb u mblodhën në sheshin kryesor "Bani Jellaçiq", si dhe në shumë qytete të tjera në të gjithë vendin, me ovacione të jashtëzakonshme për të përshëndetën lirimin e dy gjeneralëve. Presidenti kroat Ivo Josipoviq përshëndeti lirimin e gjeneralëve, por paralajmëroi edhe detyrimin e shtetit për të ndëshkuar autorët e krimeve. "Aktgjykimi e forcoi besimin tim në ligjin dhe drejtësinë ndërkombëtare. U tregua se Gotovina dhe Markaç janë të pafajshëm dhe se udhëheqja kroate dhe forcat e armatosura nuk kishin vepruar si krim i organizuar, që kishte për qëllim dëbimin e bashkëqytetarëve tanë të nacionalitetit serb. U konfirmua se Kroacia nuk ka kryer spastrim etnik, dhe se lufta e mbrojtësve tanë të lirisë ishte i drejtë dhe i ndershme", tha Josipoviq. Protesta ndërkohë, në Serbi. Shpallja të pafajshëm e gjeneralëve kroatë Ante Gotovina dhe Mladen Markaç do të hapë plagë të vjetra, thuhet në reagimin e presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq. Sipas tij, Tribunali i Hagës mori një vendim politik dhe jo juridik, i cili nuk do të kontribuojë në stabilizimin e situatës në rajon, kurse serbët në Kroaci i vuri në pozitën e fajtorit, edhe pse, siç theksoi, pikërisht në Krajinën e Kninit kishte viktima të përndjekjes më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. "Komisioni Evropian e mbështet punën e Tribunalit të Hagës", deklaroi Peter Stano, zëdhënës i komisionarit për Zgjerim të BE, Shtefan Fyle, i pyetur mbi komentimin e aktgjykimit. Ne bashkandjejmë me të gjithë viktimat dhe familjet e tyre nga shakullina e luftës së shkaktuar në ish-Jugosllavi në vitet e 90-ta dhe duhet kohë që të gjitha këto plagë lufte të shërohen. Gjithashtu, ne besojmë se Kroacia do të vazhdojë të ndërtojë ura tolerance dhe se do të shikojë drejt ardhmërisë, që e solli vendin një hap nga anëtarësimi në BE", tha zëdhënësi Stano. Alsat-M
Comments