Nafta për ngrohje, kapen 10 shpërdorues

  • 9 years ago
Dhjetë persona të moshës 31 dhe 57 vjet nga Negotina janë arrestuar gjatë aksionit policor "Kerozin". Aksioni i zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e të ardhurave publike, Inspektoratin e tregut dhe Byronë e Metrologjisë ndërsa u zhvillua në Shkup dhe Negotinë. Grupi kriminel 10 anëtarësh sipas ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovksa ka kryer keqpërdorime duke mos përmbushur obligimet për furnizim dhe transport të naftës për ngrohje për institucionet shtetërore me të cilat ka arritur marrëveshje dhe atë në më shumë qytetet të vendit. Gjatë investigimeve disa mujore me emrin "Kerozin" është zbuluar se grupi kriminel përmes "Almak Komerc" nga Negotina ka qenë pjesëmarrës dhe ka marrë furnizime publike të firmosura nga shfrytëzuesit be buxhetit për furnizim me naftë për ngrohje me çmim ta paarsyeshëm ekonomik. Për personat në fjalë, MPB ka ngritur padi penale ndërsa gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojë me kompletimin e fakteve të duhura. Alsat-M

Recommended