Saraçini: 'Projektet tona, 20 për qind e buxhetit'

  • 9 years ago
Projekt- buxheti i vitit 2013 nuk do të dallojë nga ai i këtij viti pasi shumë projekte të nisura dhe të financuara me para të buxhetit të 2012-ës po vazhdojnë të rezultojnë të papërfunduara dhe ende nevojiten mjete për ru realizuar. Kështu u shpreh ish Ministri i Financave, Xhevdet Hajredini gjatë debatit në emisionin 'Rruga Drejtë' në ALSAT. Ndërkohë kryetar i OEMVP-së, Menderse Kuçi tha se buxheti i rradhës është anti-shtetëror dhe kërkon që ai mos të diskriminojë 'maqedonasit' siç e quan ai veten, të pjesës perëndimore të vendit. Por Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini gjatë debatit në 'Rruga Drejtë' tha se BDI edhe në buxhetin e 2013-ës do të marrë pjesën e saj, e ajo është 20 për qind e mjeteve nga shuma e përgjithshme e buxhetit.
"Kështu që kur e kam fjalën për buxhet anti-maqedonas, ka të bëjë me komponentën antishtetërore pasi ky buxhet i bën dëm këtij shteti që sot ne e quajmë Maqedoni, nëse unë jetojë në këtë shtet që quhet Maqedoni, unë jam Maqedonas. Ne si Odë Ekonomike e shohim se ky buxhet është anti-shtetëror pasi i lë anësh disa vise të cilat banohen nga maqedonas si unë, kurse shteti me çdo kusht dëshironë ti trajtojë ndryshe duke i privuar nga bërja e jetës ekonomike në këtë vend. Oda Ekonomike nuk kërkon nga Qeveria ndarje buxheti në baza etnike por kërkon ndjarje buxheti në bazë të kontributeve që japin taksa-paguesit", tha Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP-së.
"Të gjitha projektet që ne i kemi në program e të cilat do të realizohen vitin e ardhëshëm arrijnë vlerën prej 20 për qind të buxhetit për investime enkas për programën e BDI-së, mirpo ka projekte tjera siç janë investimet për autobusët që i shohim nëpër qytet, ai investim nuk mund të ndahet në baza etnike, apo rikonstruimi i spitaleve, ai në Shkup, në tetovë, nuk mund të ndahet në baza etnike", deklaroi Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë.
"Për shkak të praktikës së deritanishme në menaxhimin e financave publike, veçanërisht këto 2-3 vitet e fundit, ky buxhet i 2013 nuk ka mundë të jetë jashtë inercionit të buxhetit të vitit 2012 pasi janë filluar dhe janë në realizim e sipër shumë projekte që financohen nga buxheti edhe ato nuk janë përfunduar.Kjo Qeveri është e ballafaquar edhe me një faktë se nuk janë shlyer as afërsisht borxhet që kjo Qeveri i ka marrë me buxhetin e vitit 2012", u shpreh Xhevdet Hajredini, ish Ministër i Financave.
Ndërkohë, mollë sherri gjatë debatit ishte edhe ndarja e mjeteve nga buxheti për USHT-në dhe prolongimi i përurimit të godinës së re në Tetovë. Me këtë rast Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini tha se ky hap është shembull i ndarjes korrekte të buxhetit, por që ish Ministri i Financave, Xhevdet Hajredini pohon se ai është shembull klasik i diskriminimit etnik në ndarje të mjeteve nga buxheti.
"USHT-ja ka buxhet prej 245 milion denarë prej të cilit 75 milion denar janë për investime kapitale. USHT-ja ka objektin më të bukur shtetëror në vend, Universiteti i Shtipit ka buxhet 60 milion denarë për investime, Universiteti i Shkupit ka 25 ...

Recommended