Suedi, nis ndërtimi i hotelit prej akulli

  • 9 years ago
Që nga viti 1989, në pjesën më veriore të Suedisë, rreth 200 kilometra nga Poli i Veriut, në fillim të çdo dimri fillon ndërtimi i një hoteli të madh, tërheqës dhe i pazakonshëm prej akulli, që pastaj të zhduket në mënyrë të natyrshme. Ndërtesa shtrihet në 6000 metra katrorë, kurse për ndërtimin e saj përdoren rreth 12 mijë ton dëborë dhe 6000 ton akull. Të rrallë janë ata që me kënaqësi e pranojnë ofertën që pushimet e dimrit t'i kalojnë në hotelin në të cilin temperatura e dhomës është minus 5 gradë celsius, por, dashamirët e aventurave ekstreme e presin me padurim çdo sezon të ri. Prej vitesh tashmë, në fillim të dimrit, ndërtuesit nga e gjithë bota mblidhen për të marrë pjesë në ndërtimin e kësaj ndërtese të akullt. Arkitektët, disenjatorët e shumta dhe artistët, dëshirojnë që të jenë pjesë e këtij projekti jo të përditshëm. Oborri i hyrjes në hotel, hyrja dhe bari i akullt hapen në të njëjtën kohë, pastaj hapet kisha e akullt, dhe në fund dhomat dhe apartamentet. Turistët mund të bujnë në dhomat artistike të akullit, të cilat kanë as dyer e as çelësa. Flihet në krevate në të janë vendosur thasë të mëdhenj të mbushura me degë të thata dëllinje. Përveç saunës dhe barit, në kuadër të hotelit ka edhe kinema, galeri arti dhe sallë për dasma, në të cilat fjalën vendimtare "PO" çdo dimër e thonë shumë çifte të dashuruar. Argëtimi përfundon në pranverë, kur ngroh dielli fillojnë të shkrijë muret e akullt, hoteli kthehet atje ku e ka prejardhjen, në ujërat e lumit Torn. Petar Bllazhevski

Recommended