Në Singapor u prezantua sot Lamborxhini i ri, më i adhuruari dhe më i shumëprituri nga adhuruesit e makinave. Bëhet fjalë për modelin e ri të prodhuesit italian të makinave sportive. Ajo quhet Aventador LP 700. Makina ka 700 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësia maksimale është parashikuar të shkojë deri në 350 km/orë. Makina është një bishë e vërtetë, e cila i arrin shpejtësinë 100 km në orë, vetëm për tre sekonda. Singapori ishte zgjedhur qëllimisht për prezantimin e parë të kësaj makine, pasi ky vend përbën përqendrimin më të madh të milionerëve botëror.
"Singaporin e kemi një ndër tregjet më të rëndësishme në botë, në mesin e 10 më të mirave. Për nga shitja mund të krahasohet me SHBA-në, Kinën, Britaninë e Madhe dhe Gjirin Persik. Rëndësia nuk ka të bëjë me numrin e banorëve, por me pasurinë", deklaroi Stiven Uinkelman, drejtor i Lamborxhinit
Sigurisht që gjithçka varet nga blerësit potencialë, dhe sa do e zbrazin portofolin. Për këtë makinë të shkëlqyer, do iu nevojiten 445 mijë dollarë. Prej fillimit të këtij viti deri tani në Singapor janë shitur 45 modele Lamborxhin, bashkë me rreth 130 Ferrari dhe Maserati. Ivan Bllazhevski
Comments